Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rusja po jeton që 80 vjet me një gjilpërë tre centimetërshe në tru

Bota  |  05.10.2023 Ora 9:04   

Një grua e moshuar në lindjen e largët të Rusisë ka jetuar gjithë jetën e saj me një gjilpërë tre centimetra të gjatë në tru. Kjo u zbulua pasi mjekët i kryen një skanim CT.

Prindërit e 80-vjeçares raportohet se ishin përpjekur ta vrisnin vajzën e tyre sa ishte foshnje ndërsa thanë se nuk do të përpiqeshin t’ia hiqnin gjilpërën nga frika e përkeqësimit të gjendjes së saj.

Në një deklaratë të mërkurën, departamenti lokal i shëndetësisë në rajonin e largët rus të Sakhalin njoftoi se “raste të tilla gjatë viteve të urisë nuk ishin të rralla”.

Prindërit e saj vendosën ta vrisnin fëmijën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore përmes një gjilpëre. Kjo metodë është përdorur shpesh për të fshehur provat e krimit, raporton theguardian.

Mungesa e ushqimit ishte i përhapur në të gjithë Bashkimin Sovjetik gjatë luftës dhe shumë njerëz jetonin në varfëri.

“Gjilpëra depërtoi në lobin parietal të majtë, por nuk pati efektin e synuar – vajza mbijetoi”, departamenti lokal i shëndetësisë, duke shtuar se pacientja nuk ishte ankuar kurrë për dhimbje koke për shkak të lëndimit dhe nuk ishte në asnjë rrezik.

“Gjendja e saj po monitorohet nga mjekët”, shkruante më tutje në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing