Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ku është pika më e ulët në planet?

Bota  |  05.10.2023 Ora 9:07   

Deti i Vdekur, që përmban ujë me kripë, mes Izraelit, Palestinës dhe Jordanisë, është një nga atraksionet më të vizituara në Lindjen e Mesme, shkruan AA.

Dega e tij është lumi Jordan dhe shtrihet në pikën më të ulët të planetit, 442 metra nën nivelin detar.

Deti i Vdekur ndodhet 50 kilometra nga Amani, kryeqyteti i Jordanisë dhe është i ndarë në dy pellgje të mëdha, të ndara nga një urë tokësore.

Thellësia më e madhe e Detit të Vdekur është rreth 300 metra. Pjesa veriore ka thellësinë më të madhe dhe pjesa jugore është e cekët dhe arrin deri në 5 metra.

Për mijëra vjet, Deti i Vdekur ka tërhequr vizitorë nga e gjithë bota, pasi uji i kripur dhe balta në brigje përmbajnë shumë minerale, si magnez, squfur, kalium dhe brom, të cilat konsiderohen të dobishme nga ana mjekësore, veçanërisht për sëmundjet e lëkurës.

Përveç kësaj, sasia e lartë e kripës në ujin e liqenit favorizon objektet lundruese. Falë kësaj cilësie unike, vizitorët mund të qëndrojnë në sipërfaqen e ujit pa asnjë përpjekje.

Në brigjet e Detit të Vdekur në kufirin jordanez funksionojnë objekte të shumta turistike, të cilat u mundësojnë turistëve hyrjen e papenguar në ujë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing