Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

U rritet paga, punëtorëve teknikë të QKUK-së

Vendi  |  10.10.2023 Ora 8:39   

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është marrë vendim që punëtorëve teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), t’u rritet paga nga 275 në 402 euro.

 

Azemi nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se mbetet të shihet nëse punëtorët do ta pranojnë këtë rritje të pagës, derisa shtoi se kjo s’është ajo që e kanë kërkuar.

“Me qëndrim të qartë mund të themi se nuk është ajo që e kemi kërkuar ne, por është për t'u çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450 euro dhe na janë ofruar 402. Po ta kishim në fuqi edhe Marrëveshjen Kolektive kjo pagë do të kalonte shumën së paku 470 euro, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”, thuhet në komunikatë.

Sipas kreut të Sindikatës, rritja e pagës është arritur me shumë protesta e greva.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing