Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Prapa ekraneve”, emisioni që do të hedhë dritë mbi çrregullimin informativ

Vendi  |  10.10.2023 Ora 8:43   

Hibrid.info sjell edhe një produkt inovativ, emisionin më të ri në lidhje me çrregullimin informativ. “Prapa ekraneve” do të jetë një emision i cili do të shfaqet një herë në muaj për 30 minuta. Në këtë emision do të trajtohen tema që ndërlidhen me çështjen e çrregullimit informativ.

Përgjatë 30 minutave, ekipi i Hibrid.info përmes moderatorit Uran Haxha sjell të rejat rreth informimit dhe shkaqet e arsyet që sollën keqinformim për audiencën kosovare.

Emisioni i parë u transmetua të hënën (dje) në KTV në orën 21:30, ndërsa publiku mund ta shohë edhe në llogarinë e Hibrid.info në Facebook, si dhe në kanalin në YouTube.

Përmes emisionit do të tregohet se si audienca përballet me përmbajtje që krijojnë çrregullim informativ. Prej cilës pikë fillon e gjithë kjo? Pse mediat reale, publikuesit në media sociale dhe portalet e dyshimta publikojnë përmbajtje të tilla? Sa është përqindja e këtyre përmbajtjeve në media, media sociale dhe portale të dyshimta? Cila media sociale kryeson me përmbajtje të tilla, madje edhe nëse ato po përdoren nga partitë politike për qëllimet e tyre.

Përgjatë këtyre minutave do të flitet po ashtu edhe për çrregullimet në hapësirën digjitale të Kosovës, trendet në botë dhe çfarë mund të bëjnë përdoruesit e mediave në gjithë këtë ndryshim dhe mori të informacioneve. Pra, përmes emisionit shikuesit do ta kenë mundësinë që të mësojnë më shumë se si të mos bien pre e mashtrimeve.

“Prapa Ekraneve” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë emision nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing