Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Kroaci largohen seri të caktuara të produktit “Munchmallow”

Bota  |  10.10.2023 Ora 8:57   

Rrjeti kroat i supermarketeve “KONZUM” ka tërhequr nga raftet e dyqaneve të saja “Munchmallowin”, paketimin familjar 210 gramë dhe paketimin 105 gramë, raporton “Index.hr”.

Njoftimi vlen për gjitha produktet, që kanë datë të skadimit 15 shkurtin e vitit të ardhshëm.
Prodhuesi është “Jaffa” nga Serbia.

“KONZUM” ka thënë se arsyeja e tërheqjes është ndryshimi i vetive organoleptike të produktit.

Nga rrjeti është thënë që konsumatorët që kanë blerë produktin në fjalë, ta kthejnë në dyqane dhe do t’u rimbursohen paratë.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin ndaj klientëve, por është në interesin tonë që të gjitha produktet që nxjerrim në treg të jenë në përputhje me kriteret më të larta të cilësisë dhe shëndetit”, është thënë nga “KONZUM”.

Prodhuesi “JAFFA” ndërkohë ka thënë se ka marrë vendim për t’i zëvendësuar produktet “për shkak të shijes së ndryshuar të disa produkteve”. Ka insistuar se “të gjitha produktet janë plotësisht të sigurta për përdorim”.

“Zëvendësimi i produkteve është përfunduar pothuajse dhe në raftet në Serbi dhe ato të rajonit gjenden produktet me ambalazhin e ri”, thuhet nga Jaffa.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing