Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shoqata e Psikologëve bën bashkë 450 ekspertë në Kongresin Ndërkombëtar, kërkohet t’i kushtohet rëndësi shëndetit mendor

Vendi  |  11.10.2023 Ora 8:50   

Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, ka organizuar edicionin e pestë të Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë Kongres ishin të pranishëm mbi 250 pjesëmarrës e mbi 200 të tjerë kanë marr pjesë online. Qëllimi i këtij Kongresi është që të i’u bëhet thirrje institucioneve përkatëse që të punohet më shumë mbi shëndetin mendor.

Ilir Havolli, psikolog klinik, specializant i Psikologjisë Klinike dhe kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, tha se për gjashtë vjet të themelimit të këtyre Shoqatave asnjëherë nuk janë ndalur që të i dalin në ndihmë çdo kujt.

Ai bëri thirrje që institucionet të punojmë më shumë për shëndetin mendo si dhe qytetarët të vetëdijesohen në lidhje me rëndësinë e shëndetit mendor.

“Shoqatës së  Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë Këtë vit mbushin 6 vite nga themelimi i tyre dhe për këto gjashtë vite nuk jemi ndalura për as një moment për të ju dhënë ndihmë të gjithëve”.

“Çdo ditë e më tepen po vërtetohet se shëndeti mendor është fundamental i shëndetit fizik. Duhet që popullatën ta vetëdijësojmë çdo ditë e më tepër për rëndësinë e shëndetit mendor. Hapi kryesor do të ishte reformat dhe rritja e numrit të psikologëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, tha ai. 

Prof.Dr. Ferid Agani, neuropsikiatër, tha se para 23 vjetëve kanë qenë vetëm tre psikolog ndërsa sot numri i tyre është mbi një mijë, për çka e vlerësoi lartë punën e tyre.

“Pra po e shihini pse emocionit janë të mëdha prej tre psikologëve para 23 viteve, sot kemi më shumë se një mijë psikolog. Plani strategjik për shëndetin mendor që e përmenda, është themeluar një sistem i tëre, plotësisht i shërbimeve të shëndetit mendor që nuk ka ekzistuar në Kosovë para luftës”.

“Burimi i dytë për këto emocione për këtë ngjarje është sepse këtu po shohë psikolog prej të dy anëve tona. Të bëhen sa më tepër që është e mundur ura të bashkëpunimit ndërmjet psikologut klinik dhe psikiatrit. Një kërkesë është që të themelohet Oda e Psikologëve të Kosovës”.

Nexhmije Gori, kryetare e Odës së Infermierëve të Kosovës, tha se duhet që të qëndrojnë të bashkuar dhe të jenë aftër atyre që kanë nevojë.

“Ne jemi koishent për rëndësinë e profesionit tuaj. Andaj ashtu siç e keni konsideruar ashtu konsideroni odën si shtëpinë tuaj. Iu ftojë që të vazhdojmë kështu të bashkuar që të jemi më afër gjithë atyre që kanë nevojë për dorën tonë”, tha ajo

Musa Musa, psikolog, profesor në Universitetin e Tetovës, tha se rëndësia për t’u marr me shëndetin mendo është shtuar më shumë pas viti 2020, raporton EO.

“Shëndeti mendor është ai numri para zerove të pa numërta. Nëse e keni vërejtur eksperimenti e Harvardait është e mjaftueshme për ta kuptuar rëndësinë e shëndeti mendor pas Covidt, po përmendi disa statistikat e OBSh-së, shtet të caktuar që kanë përdorur diku 10 milionë kutia andi-depresant, sot kanë kaluar mbi 40 milionë kuti. Të arrijmë sa më shpejt tekë personi i cili mund të ketë ndonjë nevojë të kësaj natyre mendoj që është misioni jonë i përbashkët”, tha ai./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing