Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gripi sezonal, Sadiku: Prishtina do t’i ketë rreth 13 mijë doza

Vendi  |  11.10.2023 Ora 8:52   

Në gjithë vendin ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se në ditën e parë janë dhënë 250 vaksina kundër gripit sezonal.

 

Sadiku bëri me dije se Prishtina do t’i ketë rreth 13 mijë doza që do t’i administrojë këtë vit.

“Vitin e kaluar kemi administruar rreth 11 mijë doza, por presim që numri i qytetarëve që do ta marrin vaksinën ka me qenë më i madh. Vaksinimi bëhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet. Kjo bëhet në 14 qendra familjare dhe secili qytetar që është i interesuar mund ta marr në lagjen e vet”, tha Sadiku në “Info Plus” në RTK.

Ai sqaroi se vaksinimi kundër gripit sezonal preferohet sidomos për fëmijët mbi 6 muaj, të moshuarit, personelin shëndetësor, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Sadiku njoftoi se kalendarit të rregullt i janë shtuar edhe tri vaksina.

 “Javën e kaluar kemi filluar vaksinimin me rotavirus për fëmijë. Disa fëmijë janë vaksinuar dhe procesi ka shkuar shumë mirë. Ndërsa pneumokok do të jetë vaksinë e rregullt dhe me Human papilloma virus e cila do të fillojë prej vitit të ardhshëm për herë të parë në Kosovë. Kemi obligim si drejtori që të bëjmë fushatë për përgatitjen e të rinjve që ta marrin këtë vaksinë”, nënvizoi ai.

Ai foli edhe për fushatën kundër kancerit të gjirit. Tha se e kanë filluar fushatën shumë herët në mënyrë që të bëhet vetëdijesimi i njerëzve për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje./rtk/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing