Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“HANDIKOS” mund të mbetet pa mjetet e domosdoshme financiare

Vendi  |  11.10.2023 Ora 8:54   

Organizata “HANDIKOS” si pasojë e mungesës së financimit, në fund të këtij viti rrezikon të lërë qindra fëmijë dhe persona të rritur me nevoja të veçanta pa marrjen e shërbimeve të domosdoshme. Drejtues të kësaj organizate kanë bërë të ditur së të gjitha projektet të cilat i financojnë këto shërbime për personat më nevoja të veçanta, përfundojnë këtë vit.

 

Qindra fëmijë dhe persona të rritur me nevoja të veçanta të cilët janë pjesë e organizatës “ HANDIKOS” , si pasojë e mungesës  së  përkrahjes institucionale, rrezikojnë që nga fillimi i vitit të ardhshëm të mos marrin  shërbimet e nevojshme që ua ofron kjo organizatë. Sabina Lloqani, e cila jeton e vetme në karrocë, i tha Radio Kosovës së në rast se ndalen këto shërbime, jeta për këta persona bëhet edhe më vështirë.

“Nëse na mbyllet dera e HANDIKOS-it, mos vet për neve. Na personat me aftësi të kufizuara sado pak që marrim shërbime  nga kjo organizatë, po nëse edhe këto na ndalohen për neve është si më na u shua dielli. Duhet më bë ma shumë Qeveria që për të na siguruar asistentë. Unë jetoj e vetme e si pasojë e mungesës së asistentit nuk po mund të shkoj të mjeku për të marrë shërbime”, tha Lloqani. 

Drejtori i organizatës “ HANDIKOS”,  Afrim Maliqi, i tha Radio Kosovës së këtë vit gjendja është shumë e vështirë, pasi projektet përfundojnë këtë vit dhe qindra fëmijë e persona të rritur me nevoja të veçanta rrezikojnë të mbesin pa marrë shërbimet e nevojshme .

“Këtë vit situata është shumë e vështirë, për arsye se përfundojnë të gjitha projektet që kanë të bëjnë me shërbimet dhe rrezikohet që fëmijët të mbesin pa shërbime mandej edhe të rriturit dhe që ajo qendër të mos jetë funksionale në Veternik”, tha Maliqi.

Po ashtu, Maliqi tha se deri me tani ka munguar përkrahja institucionale qoftë nga niveli lokal dhe ai qendror, që do të siguronte qëndrueshmëri financiare.

“Ministria e Drejtësisë tash e ka marrë përsipër thirrjen për projekte sikur ne që aplikojmë e edhe shoqata apo organizata të tjera. Kjo nuk është ndihmë, ky është vetëm projekt. E bënë projektin, e dorëzon projektin, shqyrtohet projekti, zbatohet projekti, përfundon projekti mandej kthehesh prapë në zero?! Nuk ka qëndrueshmëri financiare prej asnjë ministrie e nuk ka qëndrueshmëri as prej komune”, tha Maliqi.

E, drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, i tha Radio Kosovës së kjo komunë ka ndarë buxhet për organizatën “ HANDIKOS” dhe se ditëve në vijim pritet një takim më përfaqësuesit  e kësaj organizate. 

“Ne do të kemi sërish edhe një takim të një niveli edhe më të lartë për të parë se deri ku mund të arrijmë dhe çfarë mund të bëjmë në realizimin e kërkesave të tyre”, tha Sahiti.

Halit Ferizi, bashkë me disa qytetarë të tjerë, e themeloi Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës në vitin 1983, që me pas u shtri në të gjitha komunat e Kosovës gjatë viteve të 90’ta./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing