Në Prishtinë u hap festivali i filmave malorë BANFF. Në natën e parë në edicionin e katërt të BANFF, si pjesë e Programit të Kuq u shfaqën shtatë filma të shkurtër dokumentar.

 

Këtë vit, BANFF shfaqë një program prej 5 filmash të metrazhit të shkurtë të ndarë në programet RED dhe BLUE, me 10 dhe 11 Tetor në Kino Armata.

 Filmat përfshijnë sporte ekstreme si skijim, çiklizëm malor, alpinizëm, skijim, surf, ecje në litar, duke prekur edhe tema të lëvizjes së lirë, të drejtave të njeriut si dhe dashurisë për mjedisin.

Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala ka falënderuar ekipin e festivalit për angazhimet që i kanë bërë.

“Tema e kësaj mbrëmje është liria - liria për të eksploruar, për të qenë vetvetja dhe për t’u ngritë në këmbë për atë që është e drejtë themelore njerëzore”, tha  Shala.

BANFF Mountain Film Festival organizohet në Banff (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976.

Prishtina është për herë të katërtë nikoqire e turneut të këtij festivali përmes Banff Mountain Film Festival në Kosovë dhe rajon. /rtk/