Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në shumë shkolla nuk ka kushte për mësimin gjithëditor

Vendi  |  12.10.2023 Ora 8:08   

Mësimi gjithëditor është një projekt i cili është përmendur shumë kohë më parë. Por nuk ka arritur të zbatohet nëpër shkollat në vend, ndër tjerash, për shkak të mungesës së hapësirave. Së fundmi, Prishtina synon që vitin e ardhshëm të nisë me pilot-projekt në tri shkolla. Njëra ndër to mund të jetë edhe shkolla fillore në Vranidoll, objekti i së cilës u përurua sot nga drejtues të Komunës së Prishtinës.

 

Shkolla fillore “Ismajl Qemali” në kryeqytet, ka rreth 3 mijë nxënës. Kalimin në procesin mësimor gjithëditor, drejtoresha e kësaj shkolle e sheh të pamundur. Kjo pasi në objekt nuk ka hapësira të lira, ndërsa në disa klasa madje janë nga 42 nxënës.

"Mundësia e vetme për me u realizuar një mësim tërëditor në shkollën "Ismajl Qemali" duhet të ndahet komplet cikli ulët në një objekt tjetër dhe cikli i lartë në një objekt tjetër”, Mimoza Krasniqi, drejtoresh e shkollës “Ismajl Qemali” në Prishtinë.

 Të mërkurën u inaugurua shkolla e re fillore “Nënë Tereza” në Vranidoll, në Komunën e Prishtinës.

Inaugurimi i kësaj shkolle, sipas drejtorit, është një lehtësi e madhe, pasi nxënësve me vite u është dashur të udhëtojnë te shkolla më e afërt, në Teneshdoll. Mirëpo, qëndrimin tërëditor të nxënësve, ai e sheh të vështirë.

"Për mësim tërëditor praktikisht për momentin është e vështirë të realizohet kjo për shkak se stafi i shkollës tonë e plotëson normën nëpër shkolla tjera dhe pika e parë që do të jetë problematike do të jetë ta sigurojmë stafin për mësim tërëditor në shkollë”, Milaim Islami, drejtor i shkollës "Nënë Tereza" në Vranidoll.

Nga viti i ardhshëm, përmes një pilotprojekti, tri shkolla publike pritet t'i nënshtrohen procesit të mësimit tërëditor, tha Besianë Musmurati, drejtoreshë e DKA-së.

“Kemi shkollën "Model", "Emin Duraku" dhe po e mendojmë edhe një opsion tjetër, coftë shkollën "Asim Vokshi", qoftë shkollën "Afrim Gashi" në Hajvali, por tani do ta shohim edhe shkollën në Vranidoll sepse me të vërtet ka dal një objekt i ri dhe modern dhe i plotëson të gjitha kushtet për mësim tërëditor", tha Musmurati.

Ndërkaq, njohës të çështjeve arsimore, thonë se mësimi tërëditor do të ishte një qasje shumë pozitive dhe se do të ndikonte drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

" Fatkeqësisht në shumë shkolla nëpër komuna nuk është e mundur që të zbatohet ky lloj mësimi gjithnjë duke u nisur nga fakti se kërkon një infrastrukturë të nevojshme dhe të kënaqshme në mënyrë që nxënësit të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre të rregullta mësimore dhe pastaj edhe ato ekstrakurikulare ", tha Arxhend Osmani, njohës i çështjeve arsimore.

Edhe në të kaluarën, në komunën e Prishtinës kishte përpjekje për krijimin e këtij sistemi, por deri më tani nuk janë gjetur zgjidhje sa u përket hapësirave./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing