Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijet me tri vaksinat sipas kalendarit

Vendi  |  12.10.2023 Ora 8:09   

Vaksina të reja të cilat janë përfshirë në kalendarin e vaksinimit të rregullt në Kosovë për vitin 2023-2024, kanë filluar të administrohen si pjesë e rregullt e kalendarit që nga ky muaj.

 

Zyrtarë nga institucionet shëndetësore të imunizimit u kanë bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që t’i vaksinojnë fëmijët me këto tri vaksina sipas kalendarit.

Ata theksojnë për Radio Kosovën se bazuar në rekomandimet e OBSH-së, vaksinat janë të sigurta dhe efikase në parandalimin e sëmundjeve.

Vaksina kundër Human Papilloma Virusit, ajo kundër Rotavirusit dhe vaksina kundër Pneumokokut, tani e tutje do të jenë pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë dhe kanë për qëllim parandalimin e sëmundjeve infektive.

Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka thënë për Radio Kosovën se vaksinat janë të verifikuara dhe të rekomandua nga OBSH-ja, ndërsa prindërit duhet të jenë të vëmendshëm t`i vaksinojnë fëmijët. Hoti ka shpjeguar se nga cilat mosha mund të merren këto vaksina.

“Vaksina kundër Rotavirusit do të jepet te fëmijët dy muajsh dhe  katër muajsh. Vaksina kundër Pneumokokut do të jepet në moshën 2 muajsh, 4 muajsh dhe doza e tretë në moshën njëvjeçare . Ndërsa, vaksina kundër Human Papilloma Virusit, do të bëhet në shkolla për vajzat e moshës 12 vjeçe”, ka thënë Hoti.

Udhëheqësja e njësisë së vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Xhevrie Canolli, thotë për Radio Kosovën se nga data 2 tetor kanë filluar më kalendarin e ri të imunizimit që përfshijnë këto tri vaksina të reja dhe se interesim i qytetarëve është i madh.  

“Vaksina kundër Pneumokokut mbron fëmijët e vegjël nën moshën pesë vjeç dhe veçanërisht te fëmijët nën dy vjeç, nga pneumonia. Vaksina kundër Rotavirusit i mbron fëmijët e vegjël nën dy vjeç nga shkaktari i bark qitjes. dhe vaksina kundër Human Papilloma Virusit, bëhet për të ulur sëmundjen dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës. Kjo vaksinë jepet nga viti i ardhshëm dhe është planifikuar për vajzat e reja që janë në klasën e gjashtë”, shpjegon Canolli.

Përfshirja e vaksinave të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit pritet të rezultojë me ulje të sëmundjeve dhe vdekshmërisë, si dhe kursime në shpenzimet për kujdesin shëndetësor./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing