Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendimi për pagesë të qeseve plastike nuk po zbatohet nga bizneset

Vendi  |  12.10.2023 Ora 8:10   

Qeset e plastikës, me udhëzimin e ri administrativ, që nga data 5 tetor do të duhej që të paguheshin nga qytetarët 5 centë për copë. Vendimi nuk po zbatohet në shumë prej marketeve në vend. Qytetarët janë kundër që të paguajnë. Disa prej tyre thonë se zgjidhje është letra.

Udhëzimi administrativ që detyron konsumatorët të paguajnë 5 centë për qeset e plastikës në markete ka hyrë në fuqi më 5 tetor, por në shumë prej marketeve në vend nuk ka nisur të implementohet.

Qytetarët e intervistuar nuk duan të paguajnë, por nuk duan as qese të plastikës. Disa prej tyre thonë se zgjidhje është letra.

“Në kushtet sociale në të cilat është Kosova, kjo është pika më pikante, për qytetarin është e rëndë. Çdo qese që e merr, 5 centë. Vërejtja ime është që të paktën të jenë qese të letrës. Të paktën, meqenëse po e paguan, le të jetë e letrës”, ka deklaruar Zun Çeta.

Ndërsa qytetari tjetër, Shyqri Thaçi, ka kërkuar zhdukjen e qeseve të najlonit nga përdorimi.

“Ashtu siç i kanë hequr disa vende të tjera, për t’i zëvendësuar me të letrës, siç kam parë në Shqipëri e Mal të Zi, janë të letrës, ajo mund të asgjësohet”, ka thënë Thaçi.

Sipas udhëzimit, qeset që do të shiten tash e tutje nga bizneset, një pjesë e vlerës, do të shkojë në buxhetin e Kosovës.

“1.4. Qeset plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza prej njëzet e pesë (25) deri pesëdhjetë (50) mikronë vihen në treg me një çmim shitjeje minimal detyrues prej së paku zero pikë, zero pesë (0.05) euro që paguhet nga konsumatori, ku prej tyre zero pikë, zero dy (0.02) euro tarifë kalojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në udhëzimin administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.

Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë ditës së mërkurë nuk kanë kthyer përgjigje se pse nuk po zbatohet ky udhëzim.

Në korrik të vitit 2021, Bashkimi Evropian ka fuqizuar direktivën që ndalon shfrytëzimin e plastikës njëpërdorimshme./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing