Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gexha: 547 raste të reja të kancerit të gjirit në vitin 2022

Vendi  |  12.10.2023 Ora 8:11   

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se në Kosovë mesatarisht për një vit diagnostikohen rreth 500 raste të reja me kancer të gjirit. Në një takim me gra në Komunën e Podujevës, në shënim të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ajo ka thënë se vetëm në vitin 2022 kanë qenë 547 raste të reja.

“Mesatarisht në 5 vitet e fundit i kemi pas rreth 500 raste të reja me kancer të gjirit. Vetëm në vitin 2022 i kemi 547 raste të reja, prej tyre 4 kanë qenë burra. Kjo sëmundje i prek kryesisht gratë, por nuk janë të paprekshëm edhe burrat. Grupmoshat më të rrezikuara janë ato madhore, ose fertile, prej moshës 25-vjeçare. Por 75 për qind e rasteve në Kosovë i kemi nga 40 deri në 69 vjeç, të cilat diagnostikohen me kancer të gjirit. Fatmirësisht në vitet e fundit kemi një rënie të vdekshmërisë nga kjo sëmundje. Domethënë çdo vit vjen duke u rritur numri i atyre që jetojnë me kancer të gjirit”, ka theksuar zëvendësministrja Gexha.

Sipas saj, kanceri i gjirit duhet të trajtohet sikur sëmundje kronike, si diabeti e sëmundjet tjera. “Por, të dyja kërkojnë diagnostikim të hershëm. Për këtë Ministria e Shëndetësisë e ka bërë planin për edukim të hershëm, i cili është një plan 3-vjeçar. Sa më i madh informimi fillon edhe rritja e vetëdijes”.

Dafina Gexha ka folur edhe për aparaturat që i posedon Klinika e Onkologjisë për trajtimin e sëmundjes.

“Sigurisht se barra më e madhe i përket Ministrisë së Shëndetësisë për politikat shëndetësore, por shëndeti i afekton të gjitha politikat”, ka thënë ajo.

Ndërsa, radiologu në QKMF-në e Podujevës, Lulzim Thaçi, ka thënë se të flasësh për kancerin e gjirit nevojitet kohë e gjatë.

“Përpara që nuk ka pas imazheri kanë thënë e ka pas egjelin edhe vdiq pa u konstatuar shkaku i vdekjes”, ka theksuar Thaçi.

Sipas tij ka shumë raste që edhe kur i vërejnë ndryshimet në trup nuk shkojnë te mjeku nga frika se mund të kenë kancer e që, siç ka thënë ai, në shumë raste është veç një cistë jo e rrezikshme, por që pacientët nuk e dinë pa vizitë te mjeku.

Radiologu ka theksuar se edhe nëse në herën e fundit të mamografisë ose ultrazërit nuk kanë pasur asgjë, për 6 muaj mund të fillojë sëmundja.

“Prandaj kërkoj nga të gjithë që të bëjnë vizita të rregullta”.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Stublla, ka folur për ato që e kanë sfiduar këtë sëmundje.

“Mesazhi im sot është ai i shpresës i cili buron nga forca dhe guximi i shumë grave dhe burrave që e kanë sfiduar këtë sëmundje duke i mposhtur të gjitha vështirësitë me të cilat janë përballur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar nga gratë dhe vajzat që ta bëjnë mamografinë në mënyrë, që në rast të prekjes nga kjo sëmundje, ta zbulojnë më herët.

“Duhet të punojmë më shumë për parandalimin e kësaj sëmundje. Parandalimi i saj mund të bëhet me vizita të kohë pas kohshme dhe zbulimin e saj më herët. Si institucione do të jemi pranë të gjithëve që të ofrojmë kushte më të mira për trajtim dhe mjekim”, është shprehur Shpejtim Bulliqi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing