Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjermania parashikon ulje të ekonomisë së vendit për 0.4 %

Bota  |  12.10.2023 Ora 8:18   

Qeveria gjermane ka thënë se pret që ekonomia e vendit të tkurret me 0.4 për qind këtë vit, duke iu bashkuar një sërë parashikuesve të tjerë në rishikimin e perspektivës së saj për ekonominë më të madhe të Evropës.

“Kemi pasur një vit të vështirë ekonomikisht, në një kohë të vështirë”, tha ministri i Ekonomisë Robert Habeck, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Shkaku i kësaj ulje janë kriza e çmimeve të energjisë, nevoja e Bankës Qendrore Evropiane për të luftuar inflacionin dhe dobësimi i partnerëve të rëndësishëm ekonomikë botërorë.

Parashikimi i rishikuar ishte në kontrast me rritjen prej 0.4 për qind që qeveria parashikoi në fund të prillit.

“Ne po dalim nga kriza më ngadalë se sa pritej. Kemi arritur pikën e ulët dhe do të ecim përsëri përpara”, shtoi Habeck./kk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing