Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ia kafshoi gishtin policit, mund të dënohet me 25 vjet burgim në New York

Bota  |  12.10.2023 Ora 8:20   
 

Një oficer policie i qytetit të New Yorkut humbi njërin prej gishtave të dorës pasi një i dyshuar ia kafshoi, thanë prokurorët të mërkurën.

Lenni Rodriguez Cruz mund të dënohet me 25 vjet burgim për ngasjen e vrullshme, përplasjen me disa automjete dhe kafshimin e një polici që po përpiqej ta fuste në një qeli, tha Prokurorja e Qarkut në Queens, Melinda Katz.

Ngjarja filloi pak para mesnatës së 20 shtatorit. Një oficer policie që patrullonte pa Cruzin duke drejtuar një veturë me targa që nuk ishin të regjistruara. Polici tentoi ta ndalonte atë, por ai filloi ngasjen me shpejtësi përmes një parku, raportoi AP.

Kur policët më në fund arritën ta ndalonin Cruzin, ai mbante erë alkool dhe kishte brenda veturës shishe alkooli. Kur e dërguan në stacion policor, Cruz e pështyu dhe më pas ia kafshoi gishtin njërit polic.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing