Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hardy, Comer dhe Butler, protagonistë të filmit “The Bikeriders”

Film  |  12.10.2023 Ora 8:37   

“The Bikeriders” titullohet drama e re amerikane që vjen me regji të Jeff Nicholsit.

Filmi e sjell një histori imagjinare të inspiruar nga libri me fotografi i vitit 1967 me të njëjtin emër.

Kathy, është një grua me karakter të fortë që njëherësh është anëtare e grupit të motoçiklistëve të njohur me emrin, “Vandals”. Ajo është e martuar me një motoçiklist të egër dhe të pamatur të quajtur Benny. Me kalimin e viteve, Kathy bën çmos për të orientuar natyrën e pazbutur të burrit të saj dhe besnikërinë e tij ndaj Xhonit, liderit të klubit të motoçiklistëve “Vandals”, me të cilin ajo mendon se duhet të konkurrojë për vëmendjen e Benit. Ndërsa jeta e tyre bëhet më e rrezikshme dhe klubi kërcënon të bëhet një bandë më e keqe, Keti, Beni dhe Xhoni detyrohen të zgjedhin nëse do të jenë besnik ndaj klubit apo ndaj njëri-tjetrit.

Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorë të njohur të Hollywoodit si, Tom Hardy, Jodie Comer, Austin Butler, Michael Shannon, Mike Faist dhe Norman Reedus.

Filmi “The Bikeriders” pritet të lansohet nëpër kinema nga 1 dhjetori i këtij viti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing