Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MASHT-i implementon iniciativën globale ‘Orën e Kodimit’

Vendi  |  13.10.2023 Ora 9:08   

Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka njoftuar për mesë një video në rrjetin social facebook se bashkë me SHPIK dhe Code.ORG, në dy muajt e ardhshëm do ta implementojmë iniciativën globale ‘Orën e Kodimit’. Kjo iniciativë do të nis nga data 13-17 nëntor.

 

Ajo tha se  ‘Ora e Kodimit’ ka për qëllim përgatitjen dhe nxitjen e nxënësve drejt mësimit të kodimit. “Gjatë javës së ‘Orës së Kodimit’, shkollat dhe qendrat partnere do të organizojnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike”, tha ajo.

Nagavci i ka ftuar të gjitha shkollat dhe qendrat trajnuese të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

“Hour of Code™ është një iniciativë globale nga Computer Science Education Week dhe Code.org për t’ua mësuar miliona nxënësve anembanë botës nga një orë mësim shkenca kompjuterike dhe programim. Le ta bëjmë kodimin një gjuhë që çdo nxënës e nxënëse e vendit tonë e flet rrjedhshëm!” , tha ajo./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing