Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aron Carter drejtuar Robson dhe Safechuck “ ju po shkelni mbi varrin e nje ikone dhe legjende si Michael Jackson”

Muzikë  |  12.03.2019 Ora 14:19   
Aron Carter që njihet si një ndër miqt më të mirë fëmijë të këngëtarit të ndjerë Michael Jackson ka kritikuar ashpër Wade Robson dhe James Safechuck të cilët po thonë se Michael Jackson I ka abuzuar seksualisht për vite me rradhë.

Me të dalë dokumentari “Leaving Neverland” është bërë një zhurmë e madhe që edhe ka ngritur shumë dyshime nëse Michal Jackson të cilin e donin shumë njerëz, ishte abuzues seksual I fëmijëve “pedofil” apo jo.

Disa thonë atë por disa thonë edhe të kundërtën, kundër kësaj ka dalë edhe Aron Carter dikur këngëtarë, ndërsa u njoh më shumë shkaku I vëllait të tij yllit të Backstreet Boys, Nick Carter, I cili ka thënë në një intervistë për TMZ se ai ishte një mik shumë I mirë I Jackson dhe se ai ka qëndruar shpesh në Neverland.

“U luta me Michael Jakcson, qëndrova në shtëpinë e tij, fjeta në dhomën e tij të gjumit, kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime me të, ai ishte një njeri I butë dhe shumë I dashur me të gjithë”- ka thënë Aron, “ndërsa atë që po bëjnë ata janë duke shkelur mbi ikonën mbi varin e një legjende, sikur ti kisha afër do ti qëlloja në fytyrë” – ka thënë ndër të tjera Carter, I cili ka treguar se ka shumë respekt për Michael Jakcson dhe se ai nuk ka qenë asnjëherë abuzuaes në asnjë formë me fëmijët rreth tij. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing