Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vdes në moshën 83-vjeçare aktori i filmit “Rocky”, i nominuar për Oscar

Film  |  19.10.2023 Ora 20:19   
Aktori Burt Young, i cili është më i njohur për rolin e Paulie Pennino në filmat “Rocky”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, raporton BBC.

Vdekja e tij u konfirmua nga menaxheri i tij të mërkurën.
Young mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në vitin 1977 për rolin e tij si kunati alkoolist i luftëtarit Rocky, luajtur nga Sylvester Stallone.

Stallone bëri nderime për Young në rrjetet sociale, duke e quajtur atë një njeri dhe artist të pabesueshëm
“Mua dhe botës do të na mungosh shumë”, ka shkruar Stallone.

I lindur Gerald Tommaso DeLouise në Queens, New-York, italiano-amerikani ishte pjesëtar i Marinës së SHBA-së në vitet ’50.
Ai ka studiuar për aktrim dhe ka ndërtuar një karrierë duke luajtur rolin e “djemve të këqij” në TV dhe film.

Aktori u kujtua si "jashtëzakonisht krijues" nga Carmel Dagan i “Variety”
"Ai nuk ishte kurrë i tepërt për t'u parë, kjo e ka bërë atë aktor të përsosur për karakteret që luante, ai kishte një mënyrë të veçantë për të luajtur një bandit, një djalë të keq apo një ngacmues, duke i dhënë atij roli më shumë personalitet, më shumë simpati, disi edhe më shumë se që meritonte roli”, shkroi Dagan.

Young u shfaq në filmin e parë “Rocky” në vitin 1976 si mik i personazhit të Stallones, përpara se të bëhej kunati i Rockyt në filmin “Rocky II”, kur u martua me motrën e tij.

Ai luajti rrolin e Paulie në të gjashtë filmat origjinalë “Rocky”.

Rocky ishte vepra e tij më e njohur dhe një hit i madh kinemaje, duke marrë 10 nominime për Oscar dhe tre çmime, duke përfshirë çmimin e filmit më të mirë.

Young gjithashtu luajti në filmat “Once Upon a Time in America”, “Last Exit to Brooklyn” dhe “Mickey Blue Eyes”.
Ai u shfaq në serialet televizive si “Law & Order”, “The Rockford Files” dhe “M*A*S*H”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing