Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndryshimi i linjave të autobusëve

Vendi  |  24.10.2023 Ora 8:30   

Dje ka hyrë në fuqi vendimi ku disa autobusë të Trafikut Urban, në Prishtinë, kanë ndryshuar linjat e qarkullimit.

 

Trafiku Urban e ka ndryshuar itinerarin e udhëtimeve. Linja 1 më nuk do të sjellë udhëtarë nëpër qendër të qytetit, pasi destinacion të fundit i ka banesat e bardha në Kodrën e Diellit.

“Me këtë lini që e kanë ndryshuar shumë keq. As kemi lidhje me spital, as me asgjë. Nga këtu jemi lidhur me të gjitha rrugët kryesore. Jam duke e pritur për Fushë- Kosovë qe gjysëm ore”, tha një udhëtar.

Vështirësi me linjat patën edhe disa udhëtarë të tjerë.

RTK ka përcjellë itinerarin e linjës numër 1, ku nga Fushë-Kosova deri në Dardani, linja mbetet e njëjtë. Ndryshimet ndodhin nga stacioni i Dardanisë, ku linja vazhdon drejt Qendrës së Studentëve, pastaj te Fakulteti Teknik, në Rrugën B e deri te Banesat e Bardha.

Vendimin për ndryshimin e linjave të autobusëve e arsyeton drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

 “Ideja është që sa më shumë Brenda kryeqytetit me përfshirë sa më shumë lagje. Kemi pasur një organizim jo të mirë, andaj u dashtë domosdoshmërisht të bëhet ky intervenim”

Musliu tha se viti 2024 do të jetë vit i transportit publik, ku pritet shtimi edhe i shumë autobusëve dhe i linjave të reja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing