Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Teknologjia informative ndër profesionet më të paguara në vend

Vendi  |  24.10.2023 Ora 8:35   

Mërgime Berisha është një prej grave të suksesshme në teknologjinë informative. Në kompjuter ajo shkuan sukseset e saj në punë. E diplomuar në Fakultetin e shkencave kompjuterike, tash e gjashtë vite, ajo thotë se ka punë stabile me pagë të mirë, derisa IT është një ndër profesionet me paga të larta në sektorin privat.

 

“Përveç më të kërkuarve, për IT janë hapë shumë kompani në Kosovë, të cilat kohëve të fundit kanë filluar të zhvillojnë produktet e veta, madje edhe për kompani ndërkombëtare. Kjo ka mundësuar që ne me pasur një treg më të madh të punës”, deklaroi Mërgime Berisha.

Se ka treg të mirë të punës në sektorë të ndryshëm të teknologjisë dhe informacionit, vërehet nga numri i kompanive të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas ATK-së, biznese aktive në sektorë të ndryshëm të teknologjisë informative: Kompani vendore: 2672 biznese; Kompani të huaja: 32 biznese.

Mirëpo ekspertja e ekonomisë, Syrtime Dervisholli, vlerëson se pagat duhet të jenë më të larta edhe në institucione publike, në mënyrë që edhe vetë institucionet të jenë më tërheqëse për pozitat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Me zgjerimin e trendit, nevojat për profesionistë të kësaj fushe po rriten çdo ditë e më shumë. Ndërkohë institucionet publike të kontaktuara nga RTK nuk janë përgjigjur rreth nevojave që kanë për profesionistë të kësaj fushe./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing