Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Minatorët e Trepçës futen në grevë

Vendi  |  25.10.2023 Ora 8:30   

Minatorët e Minierës me Flotacion, nga dje janë futur në grevë. Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

 

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo sindikatë thekson kërkesat e minatorëve të cilët janë futur në grevë. Ata kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë nga data 6 deri me datën 10, shkarkimin e menaxhmentit si dhe sigurimin shëndetësor dhe kushtet e punës.

“Ju njoftojmë se sot me datë: 24.10.2023 Minatoret e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minierë (në galeri) dhe kërkesat e minatorëve janë: 1. Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10. 2 Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit) 3. Sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing