Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Biblioteka `Syri Ynë’ me mungesë hapësirash për punë

Vendi  |  26.10.2023 Ora 7:55   

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njeriut më Shkop të Bardhë, në Prishtinë, sot organizohen garat për shkrim-lexim në alfabetin Braille. Këto gara organizohen nga biblioteka për të verbër “Syri Ynë’, drejtues të së cilës ankohen për mungesë objekti.

 

Personat e verbër apo edhe me shikim të dobësuar në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida nga më të ndryshmet. Ndër to është edhe mungesa e teksteve mësimore në alfabetin Brail. Në nivel Kosove është vetëm një bibliotekë ku personat e verbër mund të marrin libra për lexim. E, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, Biblioteka për të verbër “Syri Ynë”, sot, organizon garën për shkrim-lexim në alfabetin Braill. Drita Meta, zyrtare në këtë bibliotekë tregoi se çka synojnë të arrijnë me këto gara.

“Luftoj me gjithë shpirt që të ngritët shkrimi me alfabetin Brail. Kjo edhe është arsyeja që biblioteka jonë mban këtë garë që të nxisë komunitetin e verbër në përdorim të shkrimit Brail. Kjo është një ndër objektivat kryesore të bibliotekës”, tha ajo. 

Në emisionin “Për një Botë më të mirë”, të Radio Kosovës, Meta tha se sfidë më vete është mungesa e hapësirave të përshtatshme për punë, pasi biblioteka nuk ka objekt të vetin.

“Objektivi ynë i parë është sigurimi i një objekti të përshtatshëm për bibliotekën. Kurse e dyta është që biblioteka të pajiset me një shtypës në alfabetin Brail dhe kështu, ne synojmë që sado pak t’u lehtësohet personave të verbër qasja në shkrimin Brail”, tha ajo.

Biblioteka “Syri Ynë”, e themeluar në vitin 1971, punoi deri më 1994, kur ishte mbyllur nga forcat serbe. Biblioteka rifilloi punën më 2004, dhe nga atëherë funksionon me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing