Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Menaxhmenti e bordi i ‘Trepçës’: Greva të ndërpritet menjëherë

Vendi  |  26.10.2023 Ora 7:56   

Menaxhmenti i ndërmarrjes ‘Trepça’ përgënjeshtron deklaratën e kryetarit të Sindikatës Ibrahim Jonuzi, se ka pasur komunikim me menaxhmentin dhe se menaxhmenti është shprehur keq për grevën dhe gjendjen e minatorëve në minierën e Stan Tërgut.

 

Sipas menaxhmentit të ndërmarrjes, fjalët që ka thënë z. Januzi se kinse menaxhmenti është dashakeq për minatorët, janë shpifje të ulëta që nuk përkojnë me sindikalistët e minierës. “Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrësi i ndërmarrjes Trepça është shumë i shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve, andaj është duke punuar gjatë gjithë kohës për tejkalimin sa me të lehtë të kësaj situate”, thuhet në komunikatën e Menaxhmentit të ndërmarrjes ‘Trepça’.

“Ne konsiderojmë se kjo grevë duhet të ndërpritet menjëherë për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas LIGJIT Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar më shumë sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”, thuhet në komunikatën e menaxhmentit të ndërmarrjes ‘Trepça’.

Përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë, minatorët dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A. të mbështetur nga Qeveria e Republikë së Kosovës, rregullisht për çdo muaj i kanë marrë pagat e tyre të plota.

“Gjithashtu, mund të informojmë opinionin e gjerë që për herë të parë pas dy dekadave, minatorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A. u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedoni e Veriut). Po ashtu është ngritur edhe shtesa për shujtën ditore për çdo minator në ndërmarrjen Trepça Sh.A. Ketë menaxhmenti e ka bërë vetëm me qëllim që të vlerësojë dhe motivojë minatorët e ndërmarrjes”, thuhet në komunikatën e Menaxhmentit të ndërmarrjes ‘Trepça’.

Menaxhmenti i ndërmarrjes ‘Trepça’ me mirëkuptim ka lutur të gjithë punëtorët që t’u kthehen detyrave dhe angazhimeve te punës dhe mos të ndikohen nga grupet e interesit dashakeqëse të cilat nuk kanë interes zhvillimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A.Gjithashtu, ju sigurojmë që gjithë shpifjet do t'i adresojmë te organet kompetente konform rregullave dhe ligjit ne fuqi. Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuar t'i jetësojnë investimet e duhura në minierat dhe flotacionet e Trepçës, me qëllim të ngritjes së produktivitetit, performancës dhe sigurisë në punë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes ‘Trepça’./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing