Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qeveria inicion vendosjen e akcizës për cigaret elektronike dhe duhanin e papërpunuar

Vendi  |  26.10.2023 Ora 7:59   

Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar kërkesën e Qeverisë për ndryshim të një vendimi të 2015, me qëllimin që t’i përfshijë në akcizë cigaret elektronike dhe duhanin e papërpunuar. Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga deputetë të opozitës.

Qeveria synon që përmes një vendimi, të rregullojë tregun e cigareve elektronike dhe duhanit të papërpunuar për të cilat deri më tani nuk është paguar akcizë.

Nëpërmjet ndryshimit të një vendimi të Qeverisë, është kërkuar nga Kuvendi që të aprovojë akcizën për këto produkte, nismë që u përkrah nga deputetët e Komisionit për Buxhet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, arsyetoi ndryshimin e vendimit.

“Në mungesë të një rregullimi ligjor dhe përcaktimit të normës akcizore për to, ose kanë hyrë të kontrabanduara ose ka qenë e pamundur të trajtohen në kuadër të Doganës. Është parë e nevojë që të bëhet ky plotësim ndryshim dhe të shtohen edhe këto produkte në fjalë në mënyrë që edhe shteti të përfundojë nga mbledhja e akcizës”, ka thënë Murati.

E në Doganë bënë të ditur se vendosja e akcizës parashihet edhe për duhanin e papërpunuar dhe disa produkte të tjera.

“Draft-vendimi përfshin produktet e reja të duhanit të cilat që nga viti 2022 janë pjesë e grupit të Kodit tarifor që përdoret nga Republika e Kosovës, respektivisht janë produkte e reja që nuk kanë qenë më parë të përfshira në aneksin e ligjit për normat e akcizës”, ka thënë Xhemajl Fejza nga Dogana e Kosovës.

Caktimi i akcizës për këto produkte u përkrah nga deputetët e Komisionit për buxhet.

“E mbështes çdo rritje të akcizës për duhani që një farë forme të stimulohet mos pirja e duhanit”, ka thënë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

“Mendoj që duhet të rishikohet rritja e akcizës në këtë kategori, pasi rritja do të ndikonte në të hyrat e buxhetit të Kosovës dhe do të lehtësonin edhe rritjen e koeficientit të pagave”, ka thënë Eman Rrahmani i VV-së.

Cigaret elektronike gjenden lehtësisht në treg, e në Ministrinë e Shëndetësisë kanë konfirmuar se ka rritje të përdorimit të tyre./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing