Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shumë spitale mund të falimentojnë në Gjermani

Bota  |  26.10.2023 Ora 8:11   

Gjithnjë e më shumë spitale gjermane po ballafaqohen me presionin financiar dhe vala e frikshme e falimentimit tashmë po rritet.

Për këtë paralajmëron shoqata kombëtare e spitaleve DKG, raporton tagesschau.de.

Gjegjësisht, që nga nëntori, 26 administrata, të cilat drejtojnë gjithsej 34 spitale, kanë raportuar falimentimin. Do të kishte më shumë nëse komunitetet lokale nuk do të kishin ndërhyrë me para në disa raste.

“Çështja është nëse spitalet do të mbijetojnë deri në reformën e ardhshme. Situata po përkeqësohet sepse hendeku midis kostove dhe të ardhurave po rritet”, tha nënkryetari i DKG, Thomas Lemke.

Deri më tani, falimentimi nuk ka nënkuptuar kryesisht mbylljen e spitaleve, por shumë prej tyre janë në telashe të thella.

Sigurisht që spitalet nuk do të zhduken, por mund të ndodhë që ato të merren nga kapitali privat që do ta përqendrojë veprimtarinë në fitime.

Kanë kaluar 20 vjet nga reforma e mëparshme e sistemit spitalor gjerman. Në atë kohë, për shkak të shpërthimit të kostove, qeveria vendosi tarifa fikse sipas diagnozave të kategorizuara.

Në thelb, për çdo diagnozë dhe trajtim të përshtatshëm, spitalet marrin pagesa fikse, pavarësisht se sa kohë e mbajnë pacientin në trajtim.

Kjo u dha spitaleve një nxitje për të pranuar sa më shumë pacientë. Ndërsa në vitin 1991 një pacient kalonte mesatarisht dy javë në spital, në vitin 2022, sipas statistikave zyrtare, kjo është përgjysmuar.

Në të njëjtën kohë, numri i shtretërve spitalor ra me më shumë se një të katërtën, në 480 mijë, ndërsa numri i trajtimeve nga viti 1991 në 2019 u rrit nga 14.5 në më shumë se 19 milionë.

Kufizimet e pandemisë më pas ulën numrin e pranimeve në më pak se 17 milionë, gjë që shtrëngoi në mënyrë dramatike gjendjen financiare të spitaleve. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing