Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MINT subvencionon 35 ndërmarrje në vlerë prej 1 milion euro

Vendi  |  27.10.2023 Ora 8:20   

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nënshkroi një marrëveshje për subvencionimin e 35 ndërmarrjeve për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

 

Kjo skemë, e cila është në funksion të zbatimit të Politikës Industriale, ofrohet për sektorët prioritarë  të identifikuar gjatë analizës së performancës industriale dhe studimeve të zinxhirëve të vlerës për zhvillim industrial, njofton MINT.

Ministrja Rizeta Hajdari, para të pranishmëve, tha se përkrahja për bizneset vendore është një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur edhe mbështetjen e deritanishme të 322 ndërmarrjeve përmes granteve, në vlerë prej 11.86 milionë euro, në fushat e avancimit të makinerive prodhuese, certifikimit të produkteve, fuqizimit digjital dhe trajnimeve për zhvillim të biznesit, ku 40% e përfituesve të granteve janë gra.

Përveç kësaj, ministrja Hajdari tha se janë mbështetur edhe 395 ndërmarrje në vlerë prej 12.4 milionë euro, të përzgjedhura nga MFPT për masën 2.1, me subvencionim të kredisë me 15% të shumës dhe për ato me 5% të shumës, duke u zotuar se përkrahja për bizneset do të jetë e vazhdueshme.

Këto subvencione që u dhanë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksportit, zvogëlimin e deficitit tregtar dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing