Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis Festivali i Këngës në RTK

Vendi  |  27.10.2023 Ora 8:21   
Hapje spektakolare qe nata e parë e Festivalit të Këngës. Dyert në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve zbuluan skenën madhështore ku artistët, gjithsej 18, sollën krijimet e tyre muzikore.

Me muzikë origjinale nga orkestra dhe interpretim të drejtpërdrejt, skena muzikore iu rikthye vargjeve te pastra të këngës shqipe.

Festivali u hap me dedikim për të gjithë artistët krijues. Drejtori i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, Adi Krasta, ka përmendur sfidat në realizim, që nga heqja e mbeturinave, heqja e blozës që ishte shkaktuar nga djegia e sallës dhe deri në punimet finale.

Festivali po zhvillohet ani pse fituesi nuk do të ketë për adresë skenën e garës evropiane të muzikës “Eurovision” që organizohet nga Unioni i Transmetuesve Evropianë. Drejtori i saj, Noel Curran, i është drejtuar publikut nëpërmjet një video-mesazhi. “E di që ngjarja po mbahet në një ndërtesë që është djegur para shumë vitesh. Ishte bukur të shohim këtë ringjallje kulturore që bëhet në atë objekt. Jam i bindur që po bën jehonë përgjatë gjithë Prishtinës”, ka thënë ai.

Në të njëjtën formë me mesazh është drejtuar edhe drejtori i Radiotelevizionit të Shqipërisë, Albert Peza. “Jemi bërë me një vëlla të vogël. Me ju do shkojmë shumë larg së bashku”, ka thënë ai mes tjerash.

Skena e Festivalit të Këngës në RTK ka sjellë histori nëpërmjet këngëve. Vetë punonjësit e transmetuesit publik kanë rrëfyer copëza historie e eksperience pune në këtë institucion. Festivali vazhdon me gjysmëfinale të premten, ndërsa nata finale zhvillohet të shtunën mbrëma kur edhe mbyllet edicioni i parë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing