Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bllokimi i trotuareve nga veturat mbetët problem në kryeqytet

Vendi  |  30.10.2023 Ora 8:03   

Kryeqyteti ballafaqohet edhe me një problem të vjetër e që është bllokimi i trotuareve nga veturat që parkohen. Për këtë problematikë, që nuk është e re për kryeqytetin, kanë folur sërish autoritetet komunale të cilat thonë se janë në hartim të rregullores së re.

 

Bllokimi i trotuareve thonë qytetarët që po u shkakton vështirësi në lëvizje. Sipas tyre, në mungesë të hapësirave të lira, po detyrohen të ecin në rrugë, e nga kjo edhe po rrezikohen. Ata bëjnë thirrje tek organet kompetente qe të marrin masa.

Për këtë problem i cili nuk është e re për kryeqytetin kanë folur sërish autoritetet komunale. 

Florian, Dushi, drejtor i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, tha  se janë duke bashkëvepruar ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike sa i përket lirimit të hapësirave publike në përgjithësi dhe të trotuareve në veçanti.

Dushi tha se janë duke u marrë intensivisht me këtë çështje derisa e cilësoi si jo të lehtë lirimin e trotuareve./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing