Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e Kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj paralajmërojnë greva

Vendi  |  31.10.2023 Ora 8:27   

Punëtorët e kompanisë Regjionale “Pastërtia” në Ferizaj nuk po i ndalin protestat në kërkim të rritjes së pagave dhe kryerjen e obligimeve të kontributeve pensionale. Por, një gjë e tillë po shihet e pamundur nga ana e menaxhmentit të ndërmarrjes. Përveç protestave, sindikalistët nuk i përjashtojnë edhe grevat.

As në ditën e tetë në shumë vende të Ferizajt nuk janë hequr mbeturinat, pasi punëtorët e kompanisë regjionale "Pastërtia" kanë nisur protestat para komunës së Ferizajt me kërkesën për rritjen e pagës dhe kryerjen e obligimeve të trustit. Protestës i është bashkuar edhe njësia e Shtimes.

“Jemi duke i kërkuar të drejtat tona, jemi pa dorëza pa tesha të punës edhe rrogat nuk janë të mjaftueshme trusti nuk është paguar dhe nuk ka rritje të pagës”, deklaroi Lulzim Beqa, punëtor i kompanisë regjionale “Pastërtia”.

Në këtë kompani nuk japin shpresë se pagat mund të rriten. Kurse sindikalistët paralajmëruan masa të tjera protestuese.

“Pagat që të rriten nuk ka kapacitete financiare kompania nuk ka dhe është në limitin e fundit të të hyrave dhe të shpërndarjes së tyre, Trusti është duke u paguar 24 muaj janë këstet që janë në marrëveshje janë bërë 200 mijë euro pagesë deri më sot, nga qershori i këtij viti është duke u paguar trusti dhe borxhi i vjetër”, deklaroi Basri Syla, kryeshef i KRM “Pastërtia”.

Ndërsa Mexhid Ramusa, kryetar i Sindikatës tha se nëse nuk plotësohen kërkesat do të hyjnë në grevë urie.

Kuvendi i Komunës së Ferizajt në mbledhjen e përmuajshme diskutoi raportin e punës së KRM "Pastërtia". Gjatë diskutimit, disa punëtorë së kësaj kompanie tentuan të hyjnë në seancë, por u ndaluan nga sigurimi i komunës. Opozita tha se në këtë kompani ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim të mjeteve. /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing