Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministri Aliu monitoron zbatimin e UA për qeset e plastikë, paralajmëron inspektime të shpejta

Vendi  |  01.11.2023 Ora 8:30   

Monitorim të marketeve ka bërë të martën ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu, për vëzhgimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ rreth qeseve plastike. Tek e shprehu mirëkuptimin për bizneset, ai paralajmëroi inspektime të shpejta. E në shoqërinë civile shprehën pakënaqësinë për logot që po shtypen nëpër qese, me gjithë ndalesën me Udhëzim.

Afro një muaj që nga hyrja në fuqi e aktit nënligjor, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i vizitoi disa nga markete në Prishtinë për ta monitoruar zbatimin e udhëzimit administrativ për qeset plastike.

Ky Udhëzim Administrativ i obligon konsumatorët që të paguajnë për disa nga qeset e plastikes, porse janë shprehur ankesa se në disa markete nuk është zbatuar në plotni.

Ministri Aliu theksoi se po mundohet t’i mirëkuptojë bizneset.

“Jo ende mirë nuk ka filluar të zbatohet por besojmë që shumë shpejt do të fillojë. Pra e jona është që fillimisht që të bëjmë fushatë, të shkojmë tek të gjithë sepse e kuptojmë që tranzicioni i ka ndikimet e veta dhe nuk duam që bizneset të dëmtohen, por duam që ta kenë të qartë të gjithë edhe prodhuesit, edhe shitësit edhe qytetarët se ky është një tranzicion i pakthim”, tha Aliu.

Pagesa prej 5 centësh është e obligueshme për qeset prej 25 deri në 50 mikron, por Udhëzimi specifikon se në to nuk duhet të ketë logo. Në disa markete veçse ka nisur faturimi i qytetarëve për qese. Disa prej tyre raportuan nëpër grupe të ndryshme në Facebook se paguajnë edhe qese që kanë logo.

Për këtë, ministri Aliu paralajmëroi nisjen e inspektimeve të shpejta.

“Pjesa e inspektimeve është e pashmangshme. Pra, nëse fillimisht mund t’i kemi vizitat tona të cilat janë të themi duke e mirëkuptuar situatën e tranzicionit, por do të vijë momenti, shumë shpejt mund të them që nga muaji dhjetor, kryeinspektori i kësaj fushate do të jem unë vetë”, tha Aliu.

E aktivistë të çështjeve të mjedisit thanë se ngjyrat e përdorura për shtypjen e logove në qese kanë kosto mjedisore.

“Qëllimi që qeset të jenë pa logo nënkupton reduktimin e përdorimit të ngjyrës në produkte, e cila rrjedhimisht nënkupton reduktimin e ndotjes në mjedis. Në bazë të përvojave të shteteve të rajonit një nismë e tillë në mënyrë që të jetë e suksesshme kërkon një mobilizim të monitorimit duke krijuar një mekanizëm i cili mbikëqyrë bizneset nga qytetarët të cilët do të luanin një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces”, tha aktivistja mjedisore Egzona Kadiu-Shala.

Udhëzimi Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit parasheh edhe fillimin e një programi për riciklimin e shisheve të plastikës, aluminit dhe qelqit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing