Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Të zhgënjyer nga koeficienti i pagave

Vendi  |  02.11.2023 Ora 7:53   

Vetëm për rreth 25 deri në 30 euro pritet t’u ngrihen pagat policëve, ushtarëve, mësimdhënësve e shumë zyrtarëve të sektorit publik gjatë vitit të ardhshëm.

 

Me Projektligjin për Buxhetin e vitit 2024, Qeveria e Kosovës ka paraparë 805 milionë euro për paga në sektorin publik. Me rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 110, përfituesit më të mëdhenj do të jenë pushtetarët. Punëtorët e sektorit publik kanë paralajmëruar masa sindikale nëse pagat nuk u rriten më shumë.

Pushtetarët pritet të jenë ndër përfituesit më të mëdhenj të buxhetit prej 805 milionë eurove të paraparë për paga në sektorin publik gjatë 2024-ës. Kjo pasi policëve, ushtarëve, zjarrfikësve, mjekëve e mësimdhënësve, pagat do t’u ngrihen vetëm për 25 deri në 30 euro.

Me koeficientin prej 110 euro eurove për vitin 2024, paga e presidentes do të rritet për 90 euro, paga e kryeministrit për 85, paga e deputetit dhe ministrit për 82 euro, paga e ushtarit të FSK-së për 28 euro, paga e policit dhe zjarrfikësve për 25 euro, paga e infermierit për 25 deri në 30 euro dhe paga e mësimdhënësit të shkollës fillore dhe të mesme prej 25 deri në 33 euro.

Koeficientin prej 110 eurove e kanë kundërshtuar punëtorët e sektorit publik, të cilët thonë se ndihen të diskriminuar.

Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar për RTK-në se hartimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i koordinuar me vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se e reflekton programin e tyre qeverisës.

Mirëpo, shqyrtimin e vlerës së koeficientit e kanë kërkuar partitë opozitare.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se ngritja e koeficientit do të shpërndahet në mënyrë të pabarabartë.

Punëtorët e sektorit publik kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk rritet vlera e koeficientit të pagave./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing