Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas FIT-it, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

Vendi  |  02.11.2023 Ora 8:01   

Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Klan Kosova mëson se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.
Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty.

Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre.

Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.

Sipas tij të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing