Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rrahmani: Puna në “Rrugën A” nuk duhet të ndalet, përgjegjësit të ndiqen penalisht

Vendi  |  03.11.2023 Ora 7:53   

Gjykata Komerciale ka vendosur të pezullojë punët për ndërtimin e “Rrugës A” në Prishtinës.

Kryetari Përparim Rama, e konsideroi këtë vendim politik e për të cilin pretendoi se është marrë nga gjykatësja Vlora Pacolli, që sipas tij, është motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

E, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani po e mbështet përfundimin e këtij projekti.

Ai thotë që duhet të japin përgjegjësi nëse është bërë dëmi, mirëpo ndërtimi në atë rrugë nuk duhet të ndalohet.

“Rruga A është ndër rrugët më të rëndësishme për banorët të cilët atakohen në këtë zonë. Për shkak të gjendjes e cila është dhe ka qenë më shumë se 10 vite, mendoj që duhet të reflektojmë”.

“Ajo se çfarë mund të them është që procesi gjyqësor, aktakuza, akuza çfarëdo qofshin ato të cilat janë ngritur prej palëve të përfshira në këtë proces le të vazhdojnë, mirëpo të mos ndërpritet puna. Cilido që e ka bërë dëmin, qoftë edhe kryetari, qoftë edhe drejtori, qoftë edhe kompania, le ta marrë përgjegjësinë penale para institucioneve të drejtësisë”, deklaroi Rrahmani për Front Online.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing