Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

Vendi  |  03.11.2023 Ora 7:59   
Greva e minatorëve të Trepçës ka përfunduar në ditën e 10-të pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.

Burime të RTK-së kanë mësuar se marrëveshja e arritur përmban disa kushte.

Sipas këtyre burimeve pagat e minatorëve do të dalin jo më vonë se data 10.

Një ndër pikat e marrwëeshjes ishte që së shpejti të shpallet konkurs për kryeshef të ndërrmarjes "Trepça".

Marrëveshja është arritur në orët e para të së premtes. Në ndërmarrjen “Trepça” kanë qëndruar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, teksa pas arritjes së marrëveshjes, minatorët kanë ndërprerë grevën dhe kanë dalë nga nëntoka ku kanë qëndruar 10 ditë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing