Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Pandemia COVID-19 zvogëloi fuqinë e trurit te personat mbi 50 vjeç

Shëndeti  |  03.11.2023 Ora 8:19   

Pandemia COVID-19 ka ndikuar keq te personat mbi 50 vjeç, duke e zvogëluar fuqitë e trurit, raporton BBC.

Pasi u shfaq pandemia, më shumë se 3000 persona, çdo vit u janë përgjigjur pyetësorëve online, për të testuar njohuritë dhe ndryshimet e memories.

Rezultatet treguan se pati ulje të fuqisë së trurit pavarësisht infektimit me COVID-19 ose jo. Sipas ekspertëve në këto rezultate luajnë rol edhe faktorët si vetmia, stresi dhe konsumimi i alkoolit.

Ata gjithashtu cekën se përballja me frikën nga COVID-19, brengat, pasiguria dhe ndërprerja e aktiviteteve normale mund të kenë pasur ndikim të madh në trurin e njeriut.

Sipas studimit personat që kanë pasur këso problemesh edhe para pandemisë, rezultuan edhe më keq në këtë studim.

Studimi me titull “Protect” që u publikua në “The Lancet healthy Longevity” thuhet se është bërë për të kuptuar më mirë se si plaken mendjet e shëndosha dhe cilat janë arsyet pse disa njerëz diagnostikohen me demencë.

Studimi u realizuar duke përdorur lojëra për trajnimin e trurit dhe anketimin online për të parë se cilët faktorë ndikojnë në shëndetin e trurit.

“Gjetjet tona sugjerojnë se bllokimet dhe kufizimet e tjera që kemi përjetuar gjatë pandemisë patën një ndikim real, të qëndrueshëm, në shëndetin e trurit te njerëzit e moshës 50 vjeç e lart, edhe pas përfundimit të izolimit”, ka thënë studiuesja kryesore Anne Corbett, profesoreshë në Universitetin “Exeter” në Londër.

Ajo ndër të tjera ka theksuar se kjo çështje ngrit pyetje të rëndësishme si p.sh cilët persona janë më të rrezikuar nga demenca.

Në anën tjetër ekspertja e demencës Dorina Cadar, i ka quajtur “katastrofale” efektet e pandemisë dhe rekomandoi të bëhen studime edhe më të thella.

Ndërkohë doktoresha Susan Mitchell nga qendra për studimin e Alzheimerit në Britani, ka deklaruar se faktori gjenetik luan rol kyç në çështjet e trurit.

“Mjerisht, nuk ka ende asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar demencën, por ndërkohë, kujdesi për trurin tonë mund të ndihmojë të paktën në grumbullimin e shanseve në favorin tonë. Nuk është kurrë shumë herët ose shumë vonë për të menduar për adoptimin e zakoneve të shëndetshme, që përfshin të kujdesesh për shëndetin e zemrës, të mbash lidhje dhe të qëndrosh i mprehtë”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing