Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Celine Dion merr vëmendje në koncertin e Katy Parry

Muzikë  |  06.11.2023 Ora 19:32   
Këngëtarja Celine Dion është shfaqur sërish në publik në vendin ku dy vjet më parë kishte anuluar turneun që do ta mbante, në Resort World Thetre, raporton Variety.

Ajo këtë herë shkoi për ta parë duke kënduar kolegen e saj, Katy Parry në një prej shfaqjeve që ajo e mbajti aty disa net me radhë.
Ylli u shfaq në publikun ku ishin të pranishëm shumë yje të tjerë si aktorja Cameron Diaz, anëtari i grupit “Good Charlotte”, Benji Madden, ylli Zoe Saldana dhe të tjerë, dhe morri më shumë vëmendje se vet princi Harry dhe gruaja e tij Megan Markle të cilët gjithashtu ishin të pranishëm.

Dion ka qenë duke qëndruar larg syrit të publikut si shkak i problemeve shëndetësore pasi u diagnostikua me sindormën e personit të ngurtë. Pas tri vjetësh ajo u shfaq për herë të parë javën e kaluar në një ndeshje ku luajti ekipi i saj vendas “Montreal Canadeans”.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Dion po tregon se është më mirë me shëndet pasi që po shfaqet në publik.

“Dion u pa duke kërcyer gjatë gjithë koncertit, duke u dhënë fansave dhe kolegëve të saj më shumë besim se ajo mund të kthehet në skenë në vitin 2024”, ka thënë gazetari John Katsilometes, i cili është kolumnist i showbizit në “Las Vegas revie Journal”.
Ai gjithashtu pohoi në rrjetin social “X” se është optimist për kthimin e saj gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing