Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përfundon greva në Hollywood, aktorët i gëzohen lajmit

Film  |  09.11.2023 Ora 16:33   
Greva e aktorëve dhe skenaristëve në Hollywood ka përfunduar pasi është arritur marrëveshja në mes grupit të tyre SAG-AFTRA dhe aleancës së produzentëve televizivë “Motion Picture”.

Greva e cila ka zgjatur 118 ditë, ka ardhur si pasojë e pakënaqësive për pagat e aktorëve, si dhe është kundërshtuar përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) nga producentët gjigand televizivë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

"Në një kontratë me vlerë mbi një miliard dollarë, ne kemi arritur një marrëveshje me shtrirje të jashtëzakonshme, që përfshin rritje minimale të kompensimit, dispozita të pashembullta që do të mbrojnë anëtarët nga kërcënimi i IA dhe për herë të parë vendos një bonus pjesëmarrjeje në transmetim", thuhet në njoftimin e unionit SAG-AFTRA.

Lajmit i janë gëzuar aktorët e famshëm duke shkruar e komentuar nëpër rrjetet sociale.

“Urime dhe faleminderit komitetit tonë negociues SAG-AFTRA! Krenare që u solidarizova me të gjithë anëtarët e SAG gjatë 118 ditëve të fundit”, ka shkruar aktorja Octavia Spencer.

“Faleminderit negociatorëve dhe udhëheqjes SAG-AFTRA që keni kaluar vijën e finishit!! Ju jemi mirënjohës! Mirënjohës për të gjithë ata që ecnin në këmbë (rreshtat e protestës, prijësit e grevës, vëllezërit dhe motrat tona, etj...)”, ka shkruar aktorja Mandy Moore.

Gëzimin se po kthehen në punë e kanë shprehur edhe aktorë të tjerë si Zac Effron, Alec Baldëin,etj.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing