Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendi interesant ku Kim Kardashian bëri tatuazh

Të Tjera  |  09.11.2023 Ora 16:36   
Ndonëse kishte thënë më parë se asnjëherë nuk do të bënte një tatuazh, ylli televiziv Kim Kardashian ka bërë një tillë, me shenjën “infinit”, në brendësi të buzës së saj, raporton FemaleFirst.

Në episodin e fundit të serialit “The Kardashians”, teksa po fliste me stilistin e flokëve Chris Appleton, ajo ka pohuar se ka bërë një tatuazh bashkë me shoqet e saj.

“Ka diçka që nuk dini për mua. Unë dhe shoqet kemi bërë një tatuazh të përbashkët”, ka thënë ajo.
Në këtë episod pastaj shfaqen pamjet që tregojnë atë duke e bërë tatuazhin, bashkë me shoqet dhe motrën e saj Khloe.

Sipas saj të gjitha ato e bën tatuazhin në dorë, kurse ajo vendosi ta bëntë ne buzë.
Ajo ndër të tjera ka thënë se harron fare që e ka atë tatuazh, pasi nuk i shihet.
 
 

“Ndonjëherë kur i laj dhëmbët e shoh, e pastaj them me vete ‘çka është kjo gjëja e zezë brenda buzës’”, ka thënë 43-vjeçarja.
“Më në fund vendosa një figurë ngjitëse (sticker) mbi Bentley”, ka thënë Kim duke përmendur shprehjen e saj të famshme që e kishte thënë në vitin 2019 në emisionin “The Wendy Williams Show”.

Në atë emision ajo ishte pyetur se do të bënte ndonjëherë ndonjë tatuazh.
“Zemër, a do të vendosje një figurë ngjitëse (sticker) mbi Bentley?”, kishte thënë ajo, duke aluduar se asnjëherë nuk do ta bënte.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing