Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zac Efron i hapur për ta luajtur rolin e Matthew Perryt

Film  |  09.11.2023 Ora 16:40   
Aktori Zac Efron ka pohuar se ishte gëzuar kur kuptoi se kolegu i tij i ndjerë Matthew Perry ka dashur që ai ta luajë rolin e tij në një film biografik, raporton “FemaleFirst”.

Aktori kishte luajtur rolin e Perryt si adoleshent në një komedi gjatë vitit 2009.

Kur Efron është pyetur se a do ta luante rolin e Perryt, ai kishte pohuar se do ta bënte me kënaqësi.
“Ai ka qenë një mentor për mua, dhe kemi bërë një film shumë të mirë bashkë. Mësoja prej tij”, ka thënë Efron
Ai gjithashtu ka thënë se ndihet i nderuar që Perry ka menduar ashtu.

“Jam i nderuar të dëgjoj se ai kishte menduar që unë të luaja rolin e tij. Do ta shohim, do të jem i nderuar ta bëj”, ka thënë ylli.
Perry, i cili vdiq tragjikisht muajin e kaluar në moshën 54-vjeçare, ishte shprehur i interesuar që Efron në të ardhmen ta luante rolin e tij, në një film për jetën e tij.

Shoqja e aktorit të ndjerë Perry, Athena Crosby, për këtë ka folur edhe në “Entertainment Tonight” duke shpjeguar se shoku i saj i kishte thënë se po dëshiron të bëjë një film për jetën e tij dhe problemet që kishte me alkoolin.

“Ai ka punuar me Zac Efron më parë, dhe ai ka thënë se dëshironte që Zac ta luante rolin e tij në versionin adoleshent dhe se së shpejti do ti ofronte ta bënte”, ka thënë Athena.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing