Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ky do të jetë sezoni më sfidues për “Termokosin” me mbi 40 mijë konsumatorë të rinj

Vendi  |  10.11.2023 Ora 10:20   
Këtë vit, shërbimet e ngrohtores së qytetit i marrin mbi 40 mijë konsumatorë të rinj. Kjo ka bërë që ky sezon të jetë më sfiduesi për ndërmarrjen “Termokos”.

Kështu bën të ditur kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, i cili thotë se kjo ka ndodhur për shkak të zgjerimit të konsumatorëve në rrjet.

 “Pa gjashtë ditë po hyjmë në muajin e parë të funksionimit të ngrohtores për vitin 2023-2024, pra për sezonën e re. Siç e kemi thënë publikisht, është sezona më sfiduese prej themelimit të ngrohtores për shkak të zgjerimit të ndjeshëm të bazës së konsumatorëve në rrjet. Duhet cekur që vitin e fundit, pra periudhën për të cilën po flasim kemi një rritje të ndjeshme të numrit të konsumatorëve të cilët për herë të parë po marrin shërbimet prej ngrohtores. Po flasim për mbi 8 mijë e 900 njësi banimi të reja të cilat kanë hyrë në sistem këtë vit me numër të banorëve në Prishtinë të cilët do të marrin shërbimin prej nesh. I bie diku mbi 14 mijë qytetarë më tepër, të cilët janë futur në sistem”, deklaroi Osmani në Tëvë 1.

Tutje, ai potencoi se “nuk ka qenë faji” i Termokosit që ngrohja nuk ka filluar në gjithë rrjetin në të njëjtën kohë.

“Në fakt ne kemi filluar furnizimin në të gjithë rrjetin, mirëpo ka njësi të banimit ose ka banesa të cilat nuk i kanë përfundu punët sekondare të pjesës brendshme dhe dorëzimin edhe të dokumentacionit edhe të listave për nënshkrim të kontratave në ngrohtore…jo jo absolutisht (nuk ka qenë faji i Termokosit)”, shtoi Osmani. / Gazetaexpress

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing