Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Uji nga Badoci, Përparim Rama jep lajmin e mirë

Vendi  |  12.11.2023 Ora 17:58   
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se uji që vjen nga Liqeni i Badocit mund të përdoret për pije Brenda pak ditësh.

Rama e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa thotë se pas një bisede me kryeshefin ekzekutiv të ujësjellësit “Prishtina” u njoftua për përmirësim të cilësisë së ujit.

Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije”, deklaroi Rama.

“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa  procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, përfundon postimi i tij. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing