Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mot tipik vjeshtor gjatë kësaj jave

Vendi  |  13.11.2023 Ora 7:42   
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se java që po na pret do të jetë tipike vjeshtore për sa i përket motit.

 

“Java e ardhshme parashihet të jetë tipike vjeshtore pasiqë në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normalës”,thuhet në njoftim.

Temperatura maksimale që do të mbizotërojë në vend do të jetë 16 gradë Celsius, ndërkaq më e ulëta 0 gradë Celsius. Madje Instituti njofton se mund të ketë edhe ngrica.

“Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shum zona , pasiqë ndryshimi i grafikut termik do të mundësoj formimin e kësaj dukurie. Në viset me lartësi mbidetare mbi 1100m parashihen edhe ngrica të dobëta”, vazhdon njoftimi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing