Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përfundimi i mësimit në terr vlerësohet orar i papërshtatshëm për filloristët

Vendi  |  13.11.2023 Ora 7:53   

Ndërresa e pasdites në institucione arsimore parauniversitare, së cilës i nënshtrohen fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, është vlerësuar e papërshtatshme nga prindërit. Sipas tyre, kjo është duke i penalizuar nxënësit në ndjekjen e aktiviteteve që ndihmojnë në zhvillimin fizik e intelektual të tyre. Në fakt, kjo nuk është praktikë në vendet e zhvilluara.

Procesin mësimor që e fillojnë në mes të ditës, fëmijët e nivelit fillor e përfundojnë në terr.

Ndërresa e pasdites, që në vend u nënshtrohen nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nga prindërit është vlerësuar e papërshtatshme për fëmijët.

Ata tregojnë se përfundimi i procesit mësimor pas perëndimit të diellit është duke i penalizuar fëmijët në ndjekjen e aktiviteteve që ndihmojnë në zhvillimin fizik e intelektual të tyre.

“Normal që ajo ish zgjuar herët, më e pushueshme kish ardhur në shkollë, jo tash kur kthehet pasdite, duhet të ulet t’i bëjë detyrat e shtëpisë. Mbetet deri vonë, problemet që i ka ky orari i pasdites edhe fëmijët zakonisht kur kthehen prej shkollës kanë dëshirë pak të luajnë, por duhet t’ua mohojmë atë pjesën e argëtimit se duhet të bëjnë detyra dhe kanë obligime të tjera të mësojnë”, ka thënë Genc Broqi, prind.

E prindi tjetër Luan Keka ka thënë se kjo praktikë nuk mund të haset në vende të zhvilluara.

“Vendet e zhvilluara e kanë paradite dhe nuk ekziston pasditja kurrë në asnjë vend të zhvilluar, nga këtu deri në Finlandë nuk ekziston mësimi i pasdites, por ne e kemi këtë komoditet ose ndëshkim”, ka thënë Keka.

Nxënësit në nivelin fillor shkojnë në shkollë paradite vetëm në institucione arsimore që procesin mësimor e zhvillojnë me një ndërresë.

Psikologia në shkollën “Asim Vokshi”, Tringa Visoka, ka thënë se mësimi i pasdites ndikon në çrregullimin e orarit te fëmijët.

“Një aspekt që kam mundur ta vërej është se fëmijët kur e kanë të lirë atë pasditen e kanë njëfarë koordinimi të orarit dhe i ndihmon fëmijët të jenë më të balancuar për shkak se pjesën e paradites e kanë në shkollë, do të thotë janë më të organizuar dhe pjesën e pasdites e shfrytëzojnë më shumë për të dalë për aktivitete që kanë me të shtëpisë, kurse ndërrimi i pasdites është më konfuz e nxënë pjesën më të madhe të ditës se kanë një çrregullim të orarit më pak orë me qëndrua me të shtëpisë”, ka deklaruar Visoka.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, fëmijët në shtetet evropiane fillojnë procesin mësimor nga ora 8:30.

Po në të njëjtën kohë fillojnë mësimin edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbajtja e mësimit nga ora 8:30 është një rekomandim i Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, pasi është vlerësuar se nxënësit flenë mjaftueshëm, përmirësojnë shëndetin e tyre, performancën akademike dhe cilësinë e jetës./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing