Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ligji për duhanin vazhdon të mos respektohet

Vendi  |  14.11.2023 Ora 8:19   

Shumë qytetarë ankohen se nëpër biznese të gastronomisë po vazhdon të shkelet Ligji për Kontrollin e Duhanit. Këto shkelje, sipas tyre, janë rritur tash që qëndrimi në ambiente të jashtme është bërë më i vështirë shkaku i temperaturave të ulëta. E, sipas të dhënave zyrtare, gjatë 9 muajve të parë të vitit janë shqiptuar 587 gjoba në tërë vendin.

Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po respektohet në bizneset e gastronomisë.

Qytetarë të intervistuar nga KOHA, kanë thënë se cigaret ndizen lirshëm edhe në hapësira të mbyllura, sidomos tash kur ka rënie të temperaturave, për çka hapësirat e jashtme nuk shfrytëzohen shumë.

“Duhani është një ves shumë i keq që po praktikohet dhe kjo tregon sa të ndërgjegjshëm janë qytetarët e Kosovës. Të pini duhan në një vend ku tjetri nuk e pi, ky është një krim”, ka thënë qytetari Fatmir Muçolli.

Kundër duhanit në ambiente të mbyllura, përkatësisht për respektim të ligjit, është shprehur edhe qytetari tjetër, Gani Ibërdemaj.

“Jam kundër duhanit në tërësi, po ta dinin rinia se çfarë u shkakton duhani as që e kishin shikuar. Megjithatë e pinë, besa e pinë edhe nëpër restorante, e unë jam kundër kësaj pune”, ka thënë ai.

E Ligji për duhanin, sipas një raporti të Inspektoratit Sanitar, është shkelur vazhdimisht edhe pas fushatës së majit nga Ministria e Bujqësisë.

Në raportin ku përfshihet periudha janar – shtator 2023, del të jenë kryer 8.989 inspektime, ndërkohë janë shqiptuar 587 gjoba. Numri më i madh i gjobave është shqiptuar në Prishtinë dhe Prizren, me rreth 300 së bashku, e që vlera monetare kap shifrën 191.650 euro.

Mesatarisht i bie se biznesi që ka shkelur Ligjin për Kontrollin e Duhanit është dënuar me rreth 330 euro.

Deri në fund të tetorit ky inspektorat ishte pjesë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, por tash ka kaluar tek ajo e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më datë 12.10.2023 kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për transferimin e inspektorëve sanitarë nga AUV-MBPZHR në MSH. Numri i inspektorëve sanitarë të transferuar është 57. Data kur inspektorët sanitarë kanë nisur punën si inspektorë të MSH-së është 1.11.2023. Po ashtu edhe vetë Ligji nr. 2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, me nenin 2, parasheh që ky inspektorat organizohet (funksionon) në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.

Përpos moszbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, në Kosovë edhe akciza e vendosur për këtë produkt është ndër më të ulëtat në Evropë. Për 1000 njësi duhet paguar taksë shtesë 49 euro, ndërsa minimumi në shtetet e Bashkimit Evropian është 131 euro.

Sipas të dhënave nga Dogana, kosovarët konsumojnë rreth 3 mijë tonë duhan në vit në vlerë rreth 400 milionë euro.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing