Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elizabeth Debicki rikrijon fotografinë ikonike të Dianas

Film  |  14.11.2023 Ora 15:28   
Aktorja Elizabeth Debicki ka rikrijuar fotografinë ikonike që kishte bërë princesha e ndjerë Diana për ballinën e revistës prestigjioze “Vogue”.

5 vjet para vdekjes së saj, princesha britanike Diana kishte bërë fotografinë për ballinën e edicionit të muajit dhjetor të vitit 1992 për “Vogue”. Kjo fotografi të cilën e bëri fotografi Patrick Demarchelier, fillimisht u bë për të qenë ballinë e librit biografik të princeshës.
Për të rikrijuar fotografinë në revistën “RadioTimes”, aktorja australiane Debicki veshi një bluzë të zezë me jakë të lartë të stilit “polo” ashtu siç kishte veshur edhe Diana.



Debicki luan rolin e princeshës në serialin e shumëpërfolur “The Crown”, serial ky që shfaq jetën e familjes mbretërore britanike.
Debicki gjithashtu u shfaq në tapetin e kuq për premierën e serialit në Los Angelos. Ajo në një deklaratë për media gjatë ceremonisë ka thënë se ka mësuar shumë gjatë aktrimit në rolin e princeshës.

“Nuk mendoj se mund t’i afrohet ndonjë lloj mësimi asaj që mësova për këtë personazh e të mos ndjej se e vetmja gjë që ia vlen të bëhet në jetë është të dhënit dashuri botës”, ka thënë aktorja.

Ndërkohë, pjesa e tretë e serialit do të transmetohet sot më 14 nëntor në platformën “Netflix” me gjashtë episode. Seriali pritet të nxjerrë në pah shumë histori, duke përfshirë progresin e mbretit Charles dhe Camillas në marrëdhënien e tyre, si dhe historinë e dashurisë së princit William dhe Kate Middleton.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing