Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane takuan një delegacion të bizneseve nga Tajvani, të udhëhequr nga znj. Stacey Huey-Lan Ëu, drejtore e divizionit për çështje ekonomike në zyrën e Taipei-t në Hungari.

 

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë takim mbulonin fushën e energjisë, shëndetësisë, telekomunikacionit, sigurisë kibernetike dhe ICT.

 Të dyja palët prezantuan projektet dhe potencialin e tyre, duke elaboruar edhe mundësitë e bashkëpunimit konkret.

Anëtarët e delegacionit shprehën interes të informoheshin për mundësitë e investimit në Kosovë, duke favorizuar mundësinë e bashkëpunimit me biznese lokale dhe ato nga Gjermania, si dhe për ndihmën që mund ta ofrojë Unioni në këtë drejtim.

“Përfaqësuesit e Unionit i njoftuan ata rreth përparësive që ka Kosova për investime të jashtme dhe shprehën gatishmërinë që të ofrojnë tërë ndihmën e nevojshme për lehtësimin e procesit të bashkëpunimit midis këtyre kompanive dhe atyre lokale”, thuhet në komunikatën e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjerman./rtk/