Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prodhuesit kërkojnë funksionalizimin e Zonës Industriale të Prishtinës

Vendi  |  15.11.2023 Ora 8:17   

Një ndër problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit në vend, është mungesa e hapësirave për të investuar. Për këtë, ata po kërkojnë që të jetë në funksion Zona Industriale e Prishtinës. Por pse u vonua funksionalizimi i kësaj zone industriale dhe a është tani e gatshme për investitorë.

 

Arian Shabani është pronarë i fabrikës së riciklimit të mbeturinave në parkun e biznesit në Drenas. Ai thotë se tani ka mbi 100 punëtorë, por do të punësonte edhe më shumë nëse do të kishte hapësirë për të investuar. Për këtë, ai po kërkon që të funksionalizohet sa më shpejtë që është e mundur zona industriale e Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, thotë se zona industriale e Prishtinës e vendosur afër qendrës së panaireve në Shkabaj, në aspektin e planit rregullativ është gati për investitorë. Në këtë zonë janë 39 hektar të Komunës së Prishtinës, ndërsa rreth 106 hektarë janë të qeverisë. Nga kjo e fundit ka kërkuar që këta hektarë të kalojnë tek Komuna dhe të funksionalizohet si e plotë kjo zonë, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ai thekson se nuk do të presin më dhe se do të vazhdojnë me dhënien e tokës për investitor që është pronë e Komunës.

RTK ka pyetur ministrinë e Industrinë rreth pohimeve të kryetarit të Prishtinës por edhe për çështje tjera rreth kësaj zone por nuk kanë kthyer përgjigje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing