Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),sot shënohet “Dita e informimit për komunitetet”.

 

Në këtë ngjarje të organizuar nga Akademia në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së Kastriot Jashari, kryesuesi i Bordit të AKSP-së Kushtrim Hodaj, këshilltarja e kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, Elizabeth Katherine Gowing, përfaqësues nga institucionet e sigurisë në Kosovë, përfaqësues nga OSBE dhe ICITAP-it  në Kosovë.

Ky aktivitet fillon në ora 12:00 dhe mbahet në sallën e sportit në Akademi, Vushtrri.