Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Once Upon A Time In Hollywood” tashmë me poster

Film  |  19.03.2019 Ora 14:23   
26 korriku do të jetë data kur filmi “One Upon A Time In Hollwood” do të lansohet nëpër kinematë botërore. Dhe vetëm tani ka dalë posteri I parë I këtij filmi, I cili për regjisor ka Quentin Tarantino. Ky film mezi po pritet të dalë, për faktin se janë fansat e regjisorit Tarantino, pastaj janë bërë bashkë edhe ata të Leonardo DiCaprios dhe Brad Pitt, kështu që ky film pritet të thejë rekorde arkëtimesh. Në posterin e parë janë shfaqur Leo dhe Brad përpara një veture klasike të verdhë, por që prapa tyre shihet edhe shenja Hollywood. Filmi më I ri I Quentin Tarantino vendoset në vitin 1969 në Los Angeles dhe përqendrohet kryesisht në vrasjet përreth Charles Manson, po ashtu disa aktorëve televiziv si dhe aktorëve dubler. Leo luan yllin e Televizionit Rick Dalton ndërsa Brad Pitt do të luajë dublerin Cliff Booth. Në këtë film gjithashtu luajnë Margot Robbie, Al Pacino, Dakota Fanning, Lena Dunham etj. Në anën tjetër ky është filmi I 9-të nën regjinë e Quentin Tarantinos I cili gjithashtu mban përgjegjësi edhe për skenarin. Përderisa në Amerikë do të lansohet më datën 26 korrik, në Britani të Madhe “One Upon A Time In Hollywood” datë lansimi ka 14 gushtin./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing